14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Mesazhi i koduar i Arben Ahmetaj/ “Koka e mbretit ose deshtimi i revolucionit. Do nxjerr te verteten”

Të dashur qytetarë të Vendit tim,

Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,

Te dashur Miq e Armiq njelloj

 Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.

 Votuesve të mi:

 Juve që më votuat në Tirane në 2005, juve që më votuat në Korcë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021 :

 Faleminderit nga zemra!

Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. Në mendje ju kisha pikrisht juve, që kur ideova e hartuam taksën progresive që i dha të drejtë të gjithë atyre që paguheshin më pak e paguanin më shumë. Shpresoj të kam bërë më të mirën time kur mora përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëdhëniet me sipërmarrjen, e më vonë edhe turizmin. Frytet t’i gëzojë vendi, sipërmarrja e qytetarët e zakonshëm.

 Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër Financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale.  Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e prone e vetë, e si ajo mijëra familje.  Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë, për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim. Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitaliziit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, sic thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në “arrati”. Jam munduar  të bej më të mirën.

 Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë.

 Une nuk hyj tek “fytyrat e bukura” që ngjaj bukur në TV, dhe të ngjall perceptim pozitiv, sic rëndom ndodh me këdo që refuzon të ikë nga ekrani duke treguar bëma të bëra e pa bëra. Fatkeësisht, ose fatmirësisht, s’jam i tillë. Nëna dhe Babai më kanë dhënë një fytyrë krejt të zakonshme. Ndoshta serioziteti im në punë mund të jetë marrë dhe për arrogancë, s’ka qenë i tillë kurrë, kush me njeh nga afër, e di mirë këtë. Gjithsesi, ndjesë dhe për këtë.

 Falenderoj dhe Kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “miërkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojn statistika. Sic tha dhe avokati im “Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik”. Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.

 Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës.

E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave,  ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia. Në shume vende demokratike ku Spin doctor/doctors nuk do arrijnë të strukturojne mesazhin…kjo quhet “PËRNDJEKJE”. Ka një nen në Kodin penal, ndoshta 121, ndoshta 128.

 Ahhh, harrova se si filloi, me frikën dhe stopimin e 90% të atyre që punoja në nivelet e larta në politikë apo ekzekutiv, e që dikur ndoshta i kam mbështetur e promovuar (me ato mundësi të miat), për të bërë atë që kishim bërë ndër vite, të ishim miq e shokë.  I kuptoj që “duhet” të kishin e kenë frikë, ndoshta.  Nuk i mirëkuptoj, po e di që ishte gjendur “armiku” që do dimensionohej e ridimensionohej më pas në shumë episode.

 Dua te sqaroj qytetaret dhe mbi te gjitha votuesit e mi per ca dyshohem, apo sic kanë qejf disa gazetare opinioniste e politikane akuzohem:

  1. Per njohje te hershme me nje njeri i cili kur une e kam njohur ka qene njeri normal e ne punen e vet. Nuk e di e s’marr persiper te bej gjyqtarin, për cfarë ka bere ne jete ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dike qe ndoshta drejtesia e akuzon, te ben te akuzuar apo bashkëpuntor.

Une ne pune time ne opozite dhe me pas ne qeveri kam pas kontakte me gati 100 perqind te bizneseve te vendit. Mijëra mengjese pune, dreka  pune, darka pune, takime pune kane dhene frytet e tyre ne politikat e zhvillimit te vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kane marrë qindra here formen e nismave ligjore ne funksion te zhvillimit te vendit.

Nje gazetar qe vleresoj shume per profesionalizmin, ka thene diku qe “ckodimi i Blackberry ka zbuluar”…

Bisedat e mija sic e theksova dhe dje jane krej normale dhe impotente ne raport me favorizimin apo lobimin, aq me teper ne opozite

  1. Se ish bashkshortja ime (qe ska punuar kurre ne nje institucion shteteror) ka shitur metra katrore, prone e deklaruar ne deklaraten time te pasurise, ne treg te lire, si korrupsion???? Pronen e familjes te deklaruar me burime te verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ja ka shitur pronen??

Nena ime ne 2006 ja ka shitur shtepine tone motres time, qe jeton gati 17 vite atje. Quhet fictive???

  1. Se bashkjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te paster e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kane pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos.  Bejeni kete pyetje publikisht.  Klodian Zoto, qe ska qene kurre miku im, se ka pasur kurre prone, e ska paguar kurre nje cent per kte prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte kte prone.  Verifikojeni se esht kollaj te mos e duash “fytyren e ngrysur” timen ne perceptim.
  2. Se kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash. Ejj Ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e celje investimesh ne vit. Kush e njef ligjin e Buxhetit qesh me kte akuze. I lutem institucionit te drejtesise ta lexoje kte ligj.
  3. Se kam bere biznes ndertimin ne 2004 e kam mare e kredi ne 2006 per kte biznes ( e verifikueshme nga banka Amerikane, sot inteza san paolo). Ne komision u tha nje e pavertete, qe kredia esht mare ne 2016. Kush ka ndertuar e blere shtepi e di mire si funksionon ky biznes ne Shqiperi.
  4. Per mos marje pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, per shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomise apo financave nuk marin pjese ne procedura. Letrat jane atje. Skam mare pjese procedurat e inceneratoreve. Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.
  5. Se esht perdorur fondi rezerve per financim e inceneratorit te Elbasanit. Edhe sikur te ishte keshtu do ishte serish komplet ligjore. Por financimi i inceneratorit te Elbasanit eshte bere kur une skam qene minister Financash, dhe eshte bere ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi. Paraardhsi im, Z.Shkelqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin ne kte vendim.  Mesova kur u thira ne SPAK, se nuk e mbaja mend qe skisha mar as pjese ne kte mbledhje qeverie.

Per ju qe I lexoni si kurreshtare (nese i lexoni), hetimi im ska pasur fare te bej me inceneratoret, se une per shkak te pozicioneve skam pasur tager te perfshihem ne procedurat e tenderimit.  Esht hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban.  Standart qe sduhet ti perkase drejtesise se re.

 Kushdo qe esht ritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar.  Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze.

 Dikush me tha “ te duan ne burg vella”

 Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi  si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite.

 Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “ e fytyres se ngrysur”  ka qene ne interes te publikut.

 Me kane quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj  kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB.

Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne opozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….

Në mbyllje, I kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.

I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po Zoti e di te verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjerre.

To be continued…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *