Sot në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, minatorët po mbajnë protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.
Ata kërkojnë miratimin e statusit të veçantë, ndërsa kanë ndezur qirinj në shkallët e ministrisë në kujtim të minatorëve që kanë humbur jetën në galeri.
Minatorët kërkojnë takim edhe me ministren Belinda Balluku. Pjesë e protestës janë edhe përfaqësues të shoqërisë civile
“Para një ore pamë që një vendim i një grupi prej 9 deputetësh dërgoi në parlament ligjin për heqjen e Zonave të Mbrojtura dhe në më pak se 10 minuta u votua, por për minatorët nuk shpenzojnë asnjë minutë, për t’i shërbyer popullit të tyre. Kanë shpenzuar vite për të na shtypur, për të na larguar nga vendi e për të na varfëruar”, tha një përfaqësues i shoqërisë civile./