12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ministria e Brendshme do të gjurmojë të ardhurat e paligjshme, krijohet Zyra e Rekuperimit të Aseteve

Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA), do të jetë një strukturë e posaçme qendrore që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e gjurmimit dhe identifikimit të të ardhurave, pasurive ose përfitimeve të tjera pasurore që lindin nga një vepër penale ose veprimtari kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente.

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik, projektligjin” “Për krijimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve” , ku parashikohet që kjo strukturë mund të mund të shfrytëzojë me efektivitet data bazën e të dhënave të saj të konsiderueshme mbi subjektet e veprimtarisë kriminale dhe pasuritë e tyre, dhe të gëzojë pavarësi operacionale.

“Zyra e Rikuperimit të Aseteve” synon të përmirësojë rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, janë bërë hapa të dukshëm para, që na çoi në heqjen nga Lista Gri. Por sipas draftligjit, krijimi dhe funksionimi i ZRA lidhet me një serë përparësish që do ti japë zgjidhje disa problemeve të bashkëpunimit të pamjaftueshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, në gjetjen dhe identifikimin e aseteve kriminale.
ZRA e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Bazuar edhe në bazë të marrëveshjeve respektive ajo vepron edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Sipas draftit, me krijimin dhe funksionimin e ZRA rriten pritshmërinë për rezultate më të larta në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive kriminale, pasi do të përmirësohet bashkëpunimi dhe bashkëveprimi ndërinstitucional i strukturave të zbatimit të ligjit në vendin tonë dhe i ZRA në Shqipëri me ZRA e huaja, në funksion të kërkimit, gjetjes, identifikimit, sekuestrimit, konfiskimit dhe rikuperimit të aseteve kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *