23 Janar, 2025
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Miratohen 100 mln euro kredi për energjinë – Zv.ministrja: Do të përdoren për politika, jo për investime

100 mln euro është vlera totale e dy kredive, që do të shkojnë për përmbushjen e reformës në sektorin elektroenergjetik të nisur në vitin 2015. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar dy marrëveshjet e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim e KfW-së gjermane.

Gjatë diksutimeve në komision, u bë me dije se këto kredi nuk do të shkojnë për investime, por në mbështetje të politikave të sektorit.

Ndër të tjera, kreditë do të përdoret për krijimin e një tregu të organizuar, që nënkupton funksionim e bursës së energjisë, që aktualisht ndonëse ka nisur operimet nuk përfshin transaksionet kryesore të shit –blerjes së energjisë elektrike.

Po ashtu, huatë do të përdoren edhe për ndërmarrjn e politikave në drejtim të kategorisë së klientit në nevojë, që do i hapnin rrugë kompensimit të shpenzimeve për energji elektrike, nga familjet në vështirësi ekonomike. 2 kreditë janë pjesë e mbështetjes të buxhetit të shtetit me një total prej 250 milionë eurosh, e ndarë midis dy institucioneve financiare, ADF 100 milion euro dhe KfW 150 milion euro sipas një memorandumi mirëkuptimi të vitit 2018, për huatë për politikat e reformës.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *