25 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët/ Shpërndarja nis nga e hëna bashkë më pensionet!

Këshilli i Ministrave njofton se ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Sipas informacionit publikuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe ky shpërblim mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Mete bën me dije gjithashtu se ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

“Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit”, shkruhet në njoftimin e ministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *