14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Thirret urgjent Asambleja e PS/Rama shpall ndryshime në qeveri të mërkurën

Pas zhvillimeve intensive gjatë javëve të fundit, që solli dosja hetimore e SPAK për inceneratorët si dhe skandali me ndërprerjen e financimeve të BE-së në bujqësi, kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen urgjente të asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste.

Oligarkia.al ka mësuar se këtë të shtunë janë informuar me shpejtësi të gjithë anëtarët e asamblesë për mbledhjen që do të mbahet të mërkurën në orën 17 e 30.

Thirrja e beftë e organit më të lartë vendimarrës të Partisë Socialiste nënkupton shpalljen e vendimeve të rëndësishme. Burime konfidenciale brenda Partisë Socialiste i thanë Oligarkia.al se pritet që të në mbledhjen e së mërkurës, Edi Rama të njoftojë disa ndryshime në qeveri, ndoshta të imponuara edhe nga skandalet e javëve të fundit, ndërkohë që një tjetër ccështje është dhe ajo e zgjedhjes së kreut të ri të grupit Parlamentar, pas emerimit të Taulant Ballës së ministër i Brendshëm.   

Një burim i tha Oligarkia.al se pritet të ndodhë thuajse e njëjta gjë me asamblenë e dhjetorit të vitit 2018, ku Rama ndryshoi gati gjysmën e qeverisë duke larguar nga kabineti i tij figura të rëndësishme të Partisë Socialiste si Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Lindita Nikolla etj.

Ndonëse këtë herë lëvizjet mbeten për t’u parë kur të shpallen nga Rama, ka disa ministra të cilët rrezikojnë më shumë se të tjerët. Skandali i fundit i bllokimit të fondeve IPARD ka dobësuar pozitat e ministres së bujqësisë Frida Krifca. Një tjetër anetare e kabinetit, e cila duket se nuk ka më pozita të forta në qeveri është Olta Xhaccka, e cila ka ende të pambyllur ccështjen e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjithashtu është përfolur disa herë për dhënie dorëheqje, por këto lajme kanë rezultuar të pavërteta. Ndërsa në kahun ngjitës duket karriera e Elisa Spiropalit, e cila nuk është ccudi që të gradohet në post me portofol.

Gjithsesi Edi Rama ka treguar në të shkuarën se është i paparashikueshëm, veccanërisht në këto vendime, ndaj ccdo emër konkret mbetet thjesht një mundësi. Por e sigurtë është që të mërkurën, Edi Rama do të shpallë vendime të rëndësishme nga asambleja e Partisë Socialiste, të cilat përfshijnë dhe ndryshime në qeveri.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *