8 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ndryshon skema e pensioneve/ Indeksim i diferencuar, preken kontributet e fshatit

Qeveria ka në plan të ndërhyjë sërish në skemën e pensioneve duke ndryshuar jo vetëm masën e indeksimit, por edhe atë të kontributeve. Sipas planit, indeksimi i pensioneve nuk do të jetë më unik për të gjithë pensionistët, por do të zbatohen përqindje të ndryshme me qëllim që vlera në lekë e rritjes së te jetë e njëjtë.

“Konkretisht një masë indeksimi 3 apo 4 për qind nuk sjell njësoj të ardhura për një që trajtohet me pension të ulët dhe një tjetër që merr pension maksimal. Qëllimi do të jetë që masa e shtesës të jetë e njejtë, për rrjedhojë norma apo vlera e indeksimit do të jetë e ndryshme,” deklaroi deputetja e maxhorancës Pranvera Resulaj, në një intervistë për televizionin SCAN.

Një tjetër komponent që pritet të rishikohet është dhe ai që ka të bëjë me kompensimet që marrin pensionistët, që pritet po ashtu të pësojnë rritje. Jashtë vemendjes nuk do qendrojë edhe skema për të vetëpunësuarit në zonat rurale.

Qeveria po sheh mundësinë e zbutjes së diferencave në nivelin e kontributeve që ekzistojnë aktualisht ndërmjet të vetëpunësuarve në fshat në raport me ato në qytet, duke subvencionuar pjesën e mbetur. Përmes këtyre ndryshimeve synohet qendrueshmëria e skemës, si edhe një shpërndarje më e drejtë e mbështetjes për këtë kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *