14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Në Itali të dënuar për mashtrim, në Tiranë firmë për ndërtim dhe mirëmbajtjen e avionëve! U sekuestrohen llogaritë bankare mbi 500 mijë dollarë

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë së Tiranës firmosi sot sekuestron e tri llogarive bankare të një shoqërie italiane në fushën e aeronautikës. Bëhet fjalë për shoqërinë Netta shpk e themeluar nga shtetasi italian Bruno Rollo më 10 janar 2022.

Firma ushtronte aktivite në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta’ dhe prokuroria kishte nisur hetimet në kuadër të procedimit penal nr 3695 të këtij viti për veprën penale të

‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë Teodoro Grasso dhe Bruno Rollo janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës”

“Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesen e informacionit lidhur me ecurine e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit e llogarive bankare të shoqërisë “Netta shpk” informon sot Prokuroria e Tiranës.

Vlerat e llogarive bankare të sekuestruara
– 1,539,490 ALL;
– 20,348.24 EUR;
– 479.820,56 USD

Shqiptarja.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *