6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Nga 1 janari 2025, mbi 2600 biznese do të dalin në tregun e lirë të energjisë

Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre. Administratoi i Furnizuesit të Tregut të Lirë, Albi Gjenerali thotë se këta biznese rrezikojnë ndërprejen e energjisë elektrike, në rast se nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të lidhur kontratat me furnizuesit që operojnë në treg.

“Janë të detyruar sipas ligjit të gjejnë një furnizues të tregut të lirë dhe janë të detyruar që deri në datën 15 dhjetor të vitit 2024 të deklarojnë një furnizues të tregut të lirë sepse nëse nuk e kryejnë këtë proces, rrezikojnë që nga 1 janari i vitit 2025 t’iu ndërpitet energjia elektrike nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, – thotë Gjenerali.

Bizneset që kanë paqartësi për procesin, mund të drejtohen pranë pikave të kujdesit ndaj klientit për të marrë informacionin e nevojshëm.

“Iu bëj thirrje të gjithëve, që brenda datës 15 dhjetor 2024 të paraqiten pranë zyrave të FTL-së apo në çdo pikë të kujdesit ndaj klientit, të OSHEE Group për të marrë informacionet përkatëse përsa i përket lidhjes së kontratës në treg të lirë”, – thotë administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë.

Ndërkaq, vetë FTL si pjesë e OSHEE Group është një nga furnizuesit që mund të përzgjidhet nga Sipërmarrjet që do të dalin në tregun e lirë, teksa çmimi i energjisë për këta klientë do të jetë 18.34 lekë/kWh, pa TVSH.

“Ofron kontratë me çmim fiks, minimalisht 1-vjeçare, çka i jep mundësi të bëjnë llogaritë dhe biznes-planet e tyre dhe nuk ka surpriza që ndërpret funizimit apo ndryshon çmimin gjatë vitit. Pra krijon një stabilitiet të mirë furnizimi për të gjithë këta abonetë”, – thotë Gjenerali.

Dalja në treg të lirë e 2600 klinentëve të lidhur në tensionin 10 kV, vjen pas atij të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV. Më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim për tensionin 6 kV apo konsumatorët familjarë që kryesisht janë të lidhur në tensionin 0.4 kV.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *