15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nga Bosi tek Tironci/ DPSHTRR hap të martën ankandin për targat e luksit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të zhvillojë këtë të martë një ankand për shitjen e targave të luksit, çmimi i të cilave nis nga 1500 euro.
Nga emrat e qyteteteve, numrat e veçantë e deri tek targat Kuksiani apo Tropojani, DPSHTRR ka publikuar edhe një listë të “targave ekskluzive” si dhe vlerat përkatëse, nga të cilat do të nisë gara për to.

“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e “ᴛᴀʀɢᴀᴠᴇ ᴇᴋꜱᴋʟᴜᴢɪᴠᴇ”, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.

DPSHTRR u bën thirrje të gjithë qytetarëve të të regjistrohen fillimisht online për të marrë pjesë në ankandin e nesërm, i cili do të zhvillohet në Hilton Garden Inn Tirana.
Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *