11 Shkurt, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nga Murrizi ne Llogara, Rama promovon tunelet

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka publikuar foto nga ndërtimi i tunelit të Llogarasë ku shprehet se është i gjithi i hapur.

Rama sqaron se punimet janë në fazën e betonizimit, i cili ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit. 

“Mirëmëngjes dhe nga tuneli kryesor i Llogarasë, tani i hapur i gjithi e ku po bëhet betonimi final që ka arritur në 70% të të gjithë gjatësisë së tunelit, dhe ku është hapur tuneli i emergjencës në të cilin po punohet me elementet e sigurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *