Sot do të nisë punën Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, i miratuar pak ditë më parë pas arritjes së dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës. Komisioni do të jetë nën drejtimin e Albana Vokshit dhe do të zhvillojë heim parlamentar për 2 koncesione, sterilizimin dhe check-up.
Vokshi ka thirrur mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00. Komisioni do të funksionojë për 4 muaj. Ai u ngrit me 95 vota pro të enjten e kaluar në parlament, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita. Mes 45 deputetëve që nuk votuan ngritjen e komisionit përveç 20 të Rithemelimit ishin edhe deputetët e Bashës ligjvënësit e PDIU, Partisë së Lirisë dhe aleatët e partive të djathtë.
Komisioni Hetimor për shëndetësinë përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga Rithemelimi dhe 8 nga mazhoranca, që përbri kryetares opozitare Albana Vokshit, i kanë besuar nënkryetarin ligjvënësit më të ri socialist Plarent Ndrecës.
Bashkë me Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi është ngritur edhe ai për sistemin TIMS që do të drejtohet nga Ervin Salianji.