15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Nis zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi tenderin për zgjerimin e 3 kilometrave të parë të rrugës Tiranës Durrës. Sipas dokumentave të publilkuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit i tenderit është përcaktuar 1.6 miliardë lekë ose mbi 15 milionë euro, ndërsa afati i puunimeve do të jetë 19 muaj.

Ofertat e tenderit do të hapen në 8 maj. Ky është vetëm loti i parë për zgjerimin e rrugës më trafikun më të madh në Shqipëri. Në total janë parashikuar të kenë 8 lote deri në përfundimin total të rrugës, kostoja e të cilës vlerësohet 205 milionë euro.

Projekti për zgjerimin e rrugës Tiranë Durrës me 4 korsi të tjera shtesë është bërë në vitin 2017. Tenderi i shpallur nga ARRSH për projektimin u fitua nga kompania italiane SPEA.

Sipas projektit dhe preventivit të përditësuar të çmimeve kostoja për zgjerimin e rrugës me trafikun më të madh në Shqipëri vlerësohet në 205 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *