15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Një Freshist, i cili thotë se është edhe bloger, emërohet drejtori i ri i KESH

Këshilli Mbikqyrës i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si drejtor të ri të përgjithshëm të KESH. Kapitali.al ka mësuar se Sulo është prezantuar këtë të mërkurë para stafit të KESH duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho.

Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas profilit zyrtar në Linkedin, zoti Sulo është diplomuar në Universitetin Domenikan të Illinoisit për marrëdhënie ndërkombëtare.

Përveç njohjes së marrëdhënieve ndërkombëtare, në profilin e Linkedin zoti Sulo e quan veten edhe bloger, publicist politik, aktivist social dhe menaxher biznesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *