14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Pas 10 vitesh, Rilindja i afrohet fundit te Unazes se Tiranes

Në Unazën e Madhe të Tiranës vijojnë punimet në lotet e saj dhe me përfundimin e tyre do të lehtësohet trafiku dhe shkurtohen distancat për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet, apo lëvizin nga periferia jashtë tij.

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele ka shpërndarë foto nga puna që vijon në Unazën e Madhe të Tiranës, loti 2 ku shkruan se tashmë ka nisur montimi i trarëve.

Gjithashtu ai shprehet se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.

Aktualisht punimet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës, pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Burimi: MCN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *