14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Pas Horizonit, Ermal Beqiri ble dhe ITirana

Kompania ITirana, një nga ofruesit më të hershëm të shërbimeve të internetit në Shqipëri, ka ndërruar pronar. Biznesmeni Ermal Beqiri ka blerë 100 për 100 të aksioneve të shoqërisë ITirana për rreth 145 mijë euro, nga tre ortakët që e zotëronin atë. Në kontratën e shitjes, ortakët shitës kanë hequr dorë edhe nga 300 mijë euro hua, që ata i kishin dhënë shoqërisë ITirana.

IT është një ofruesit më të hershëm të shërbimeve të internetit në Shqipëri, e themeluar që në vitin 2008. Vitin e kaluar kjo kompani realizoi një xhiro prej rreth 23 milionë lekësh, ndërsa fitimi i saj rezultoi minimal në kuotën 125 mijë lekë.

Kjo është kompania e dytë, që zoti Beqiri ble brenda një kohe të shkurtër. Pak ditë më parë ai mori kontrollin edhe të shoqërisë Horizon, përmes blerjes së paketës së plotë të aksioneve të kësaj shoqërie. Edhe pse ky transaksion nuk është regjistruar ende zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit, stafi i kompanisë është vënë në dijeni, ndërkohë që publikisht transaksioni pritet të njoftohet gjatë këtyre ditëve.

Blerjet e fundit dëshmojnë se Ermal Beqiri po shndërrohet në biznesmenin më të fuqishëm të sektorit të IT-së në Shqipëri, kryesisht falë kontratave publike me AKSHI-n. Kompania e tij kryesore, Soft & Solution është një nga përfituesit më të mëdhënj të tenderave të IT që zhvillon AKSHI, ndërkohë që tani grupi po zgjerohet me shpejtësi në të gjitha segmentet e tregut, që nga pajisjet hard, tek softëaret dhe tashmë edhe shërbimet e internetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *