4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Pasanikët e Shqipërisë joshen të investojnë për blerjen e pronave në Dubai

Sobha Properties një nga kompanitë më të mëdha të pasurive të patundshme në botë kërkon të joshë pasanikët e Shqipërisë të investojnë në blerjen e pronave në Dubai. Në datat 1 dhe 2 tetor, kompania me bazë në Dubai do të zhvillojë në hotel Marriot në Tiranë ekspozimin e pronave që ka në portofolin e saj.

“Zhvilluesi kryesor i Dubait, Sobha, po sjell një mundësi unike investimi në Shqipëri! Bashkohuni me ne në këtë vitrinë ekskluzive të pronave për të eksploruar një përzgjedhje të kuruar të pronave më luksoze të Dubait, të gjitha të disponueshme në një vend, me çmime që fillojnë nga vetëm 247 mijë €,” thuhet në njoftimin e eventit.

Kompania e marketon Dubain si vendin më të sigurt në botë për të investuar në pasuritë e patundshme, ndërkohë që liston edhe një sërë avantazhesh të tjera, ku hyjnë kthimi i qirasë nga 7 deri në 10 për qind në vit e investimit, taksimi zero si dhe mundësia për të marrë vizën e artë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kohët e fundit, një numër gjithmonë e më i madh shqiptarësh, kryesisht nga bota e nëndheshme e krimit, kanë blerë prona dhe janë shpërngulur të jetojnë në Dubai. Nuk dihet nëse është ky targeti që synon kompania përmes lançimit të pronave të saj në Tiranë, apo kjo ofertë ka për qëllim të tërheqë edhe biznesmenët apo qytetarët të cilët kanë para të disponueshme për të investuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *