15 Shtator, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

PD çon në GjK ligjin e taksimit/ Tabaku: Po goditet shtresa e mesme! Buxheti i shtetit, si listë favoresh

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, së bashku me kolegët e saj demokratë, dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një padi në lidhje me ligjin e tatimit mbi të ardhurat, të miratuar nga mazhoraca socialiste.

Para gazetarëve, Tabaku theksoi se Grupi Parlamentar i PD dhe individët e Komisionit të Ekonomisë, janë të shqetësuar për të mirën publike, janë të interesuar dhe shqetësuar për dëmin që po shkakton në shtrsën e mesme të popullsisë dhe janë të shqetësuar se sot buxheti i shtetit është kthyer në një listë favoresh.

Tabaku: Është shumë e rëndësishme në aspektin e taksës. Ndërkohë që nga pikëpamja ekonomike është një çështje që Grupi Parlamentar i PD e ka mbajtur gjatë gjithë vitit të fundit si shqetësim pasi preken të paktën 30 mijë individë të profesioneve të lira, për një të ardhur në buxhetin e shtetit 30 milionë euro. Është një shtresë e mesme e cila është duke u larguar dhe është e mbitaksuar. taksohet 95% e popullsisë për të shkuar fondet te 5% e popullsisë.

Grupi Parlamentar i PD dhe individët e Komisionit të Ekonomisë, janë të shqetësuar për të mirën publike janë të interesuar dhe shqetësuar për dëmin që po shkakton në këtë shtresë të caktuar të popullsisë dhe janë të shqetësuar se sot buxheti i shtetit është kthyer në një listë favoresh.

Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon dhe të mos caktojë precedent që janë të rrezikshëm për besueshmërisë së saj dhe të japë një vendim në të mirë publike që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. I bëj thirrje edhe kujtdo që të bashkohet me këtë padi si palë, kushdo që është i interesuar qoftë Avokati i Popullit dhe deri te përfaqësues të tjerë që ti bashkohen Grupit Parlamentar të PD.

Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë ata që besojnë te ligji dhe institucionet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *