15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

PD denoncon për korrupsion tenderat që QSUT u jep kompanive të Nikolin Jakas

Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi nga selia blu se shkeljet e institucioneve me procedurat e kontratave dhe sipas sak QSUT mban rekordin.

Vangjeli kërkoi që përgjegjësit për menaxhimin e fondeve publike duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Pjesë nga deklarata e Vangjelit

Ministria e Shëndetësisë nuk i konsideron shkelje shkeljet që kryen me institcionet që ka në varësi. Kështu:
1- Janë lidhur 82 kontrata me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me vlerë totale 407.8 milion lekë ose 99% e fondit limit. Kryeson QSUT me 51 procedura, Spitali Universitar i Traumës me 13 procedura.

2.Me pak përjashtime të gjitha procedurat janë kryer në shkelje të ligjit me fondet e shpërdoruara dhe pa arsye për t`u prokuruar me negocim sepse mund të planifikoheshin në kohë dhe gjenden lehtësisht në treg si mallra apo shërbime.

3.Janë copëzuar fondet dhe kanë sjellë shmangien e dispozitave ligjore, çka ka ndikuar në shmangien e konkurrencës së operatorëve ekonomikë duke lidhur kontrata me përfitues fundorë të njëjtët persona. Ekzistojnë kontrata të ndryshme me të njëjtin objekt, me të njëjtët kontraktorë por me vlera të tjera. Konkretisht ju paraqes më poshtë disa prej tyre:

4.QSUT ka lidhur 3 kontrata të copëzuara me objekt të njëjtë “shërbim pastrimi”:
dt. 20-04-2023 afati 60 ditë, vlera 2.3 milion lekë me tvsh, kontraktor Silver shpk:
dt. 29-06-2023 afati për 90 ditë, vlera 3.5 milion lekë me tvsh, kontraktor Silver shpk:
dt. 18.10.2023 me afat deri më 31.01.2024, vlera 102,6 milion lekë me tvsh, kontraktor KLP shpk.

SUT ka lidhur 4 kontrata të copëzuara dhe me fond të ndryshueshëm mujor me objekt të njëjtë “pastrimin”, konkretisht:
Dt. 01.12.2021, vlera 2.5 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk”
Dt. 07.01.2022, vlera 9.9 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk:
Dt.29.04.2022, vlera 12.6 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk:
Dt.01.08.2022, vlera 20.8 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk dhe 3 kontrata të copëzuara dhe me fond të ndryshueshëm mujor me objekt të njëjtë “gatimin” konkretisht:
dt 15.10.2021, vlera 12.1 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk:
dt.31.12.2021, vlera 16 milion lekë me tvsh, kontraktori SORI AL shpk:
Dt.29.04.2022, vlera 13.1 milion lekë me tvsh , kontraktori SORI AL shpk.

6. 108.5 milion lekë nga QSUT dhe 87.4 milion lek nga SUT përbëjnë efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit.?

7.Autoritetet Kontraktore janë në shkelje të Ligjit 162/2020 Për Prokurimin Publik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *