19 Maj, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Piramida jepet me qira, Bashkia shpall thirrjen

Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit shpallën këtë të hënë thirrjen për kompanitë që janë të interesuara të marrin me qira ambiente tek Piramida e Tiranës. “Qëllimi i kësaj thirrje për shprehje interesi është t’iu japë aplikantëve mundësinë për të konkurruar për hapësira të lira me qira në pjesën e brendshme dhe të jashtme. Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin propozimet e tyre të biznesit,” thuhet në thirrjen e shpallur

Sipas thirrjes, përzgjedhja e subjekteve do të jetë më dy faza. Faza parakualifikuese kërkon që subjektet e interesuara të kenë një biznes fitimprurës për tre vitet e fundit, duke përjashtuar Start-upet. Gjithashtu në shprehjen e interesitkompanitë duhet të përcaktojnë sipërfaqen që kërkojnë të marrin me qira dhe biznesin që duan të zhvillojnë aty. Më pas do të kalohet në fazën e dytë të përzgjedhjes, e cila bazohet tek qiraja e propozuar nga kompanitë, ku ato që ofrojnë vlerën më të lartë shpallen fituese.

Rijetësimi i Piramidës së Tiranës” është një projekt i përbashkët midis Bashkisë së Tiranës dhe AADF, që përfshin transformimin e Piramidës në një qendër edukimi multi-funksionale teknologjie për të rinjtë.

Sipas planit, në një pjesë kryesore të godinës do pozicionet TUMO Tirana, një program passhkollor, ku nxënësit e moshave 12-18 vjeç mund të zgjerojnë aftësitë e tyre krijuese dhe analitike në 8 disiplina të ndryshme: Programim; Animacion; Zhvillimi i Lojërave; Dizajn Grafik; Realizimi i filmave; Muzikë; Robotika dhe Modelim 3D. Ndërsa pjesa tjetër e ambienteve do t’iu ofrohet me qira subjekteve private të interesuara. nga sektorë të tillë si: Start Up, biznese nga industria e teknologjisë digjitale, industritë krijuese, artet, arsimi dhe media.  Në thirrje bëhet e ditur se Piramida do të strehojë biznese edhe nga sektori i retail, ushqim dhe pije, zyra për organizatat vendase dhe ndërkombëtare, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *