14 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Prioritetet e kryeinspektorit Kryeministër!

Irena Beqiraj

Nje lajm i keq vjen sot nga renditja në testin PISA !

Edhe pse jemi një nga vendet që kemi 30 vjet që endemi nga reforma në reformë , nga strategjia në strategji ,që se fundmi duam te jemi të parët në dixhitalizim edhe inteligjencë artificiale, që nuk jemi kursyer të kemi satelitët tanë në hapsirë, rezultati i testit PISA për vitin 2022 dëshmon që Shqipëria është në nivele të ulëta në arsim.

Shqipëria ka humbur plot 47 vende në lexim, 41 vende në shkencë dhe 69 vende në matematikë në krahasim me rezultatet e viti 2018, duke shënuar përkeqësimet më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e marra në konsideratë në nivel global.

Ndërkohë që , kryeinspektori i punimeve të ndërtimit z. Edi Rama i cili është edhe Kryeministër, nga Shkodra ka venë dorën në plagën e lëngimit tonë zhvillimor: Ai tha ” Duhet patjetër të bëhet edhe një unifikim i dyqaneve ne Shkoder. Duhet një projekt i unifikuar, siç është bërë në Korçë e Gjirokastër”

Edhe thoni pastaj që nuk i rri fiks kënga që Hyria i këndoi Nuredin Xhakës :
Të keqen Nuredin Xhaka
Vdektë Hyria të lëntë prapa!
I veshur me rroba mbreti
Nga mendja kaposh deti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *