30 Nëntor, 2023
Tirana, Albania
Kryesore

Projekti tek UET/ Kullë cilindër dhe 100 mijë m2 ndërtim

Një kullë në formën e cilindrit me 18 kate dhe dy ndërtesa të tjera respektivisht me 11 dhe 12 kate. Ky është projekti që do të ndërtohet në bulevardin Gjergj Fishta, tek ish Universiteti Europian i Tiranës.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi tre ditë më parë lejen e zhvillimit për objektin “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences.” Sipas dokumentave projekti që mban firmën e arkitektit italian Marco Casamonti shtrihet në një sipërfaqe prej 100 mije metrash katrorë. Ai parashikon ndërtimin e 300 apartamenteve, 30 zyrave si dhe hapësirave tregtare e të përbashkëta.

Kompania zhvilluese e këtij projekti është Forever Construction. E themeluar në nëntor të vitit 2018, Forever Construction zotërohet në masën 100 për qind nga Lefter Sota, një biznesmen në fushën e tregtimit të hekurit.

Në mbledhjen e fundit të KKT, vec projektit Tirana Lana Riverside Residences, kjo kompani mori leje ndërtimi edhe për dy kulla të tjera në Tiranë, njëra në zonën e Don Boscos dhe një tjetër në rrugën Brigada e Tetë. Por më i madhi prej tyre është projekti tek ish UET, i cili parashikon një ndërtim intensiv, sicc tregohet dhe nga foto.

Në mbledhjen e fundit KKT miratoi lejet e zhvillimit apo ndërtimit për 7 kulla gjithsej në Tiranë, përfshirë kullën 18 kateshe tek ish Ekspozita Shqipëria sot dhe një tjetër me 13 kate tek Pazari i Ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *