Për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe se kush janë pronarët e vërtetë, dosje e cila tashmë është nën hetim nga SPAK ka reaguar edhe gazetaja Aranita Brahaj.
Kjo e fundit thekson se SPAK duhet të udhetojë në Holandë për të zbardhur pronarët e Inceneratorit Tiranë. Sipas saj, Regjistri Holandez i Bizneseve zbardh mbi 10 emra drejtoresh e zyrtarësh të angazhuar nga 2016 deri 2022.
“SPAK duhet të udhetojë në Holandë për të zbardhur pronarët e Inceneratorit Tiranë. Regjistri i Pronarit Perfitues që kompania Integrated Energy BV SPV ka dorëzuar në QKB është përgenjeshtruar dje nga një prej subjektet që deklarohet në Ekstrakt. Nderkohë Regjistri Holandez i Bizneseve zbardh mbi 10 emra drejtoresh e zyrtarësh të angazhuar nga 2016 deri 2022. Sikur SPAK të administronte me kujdes të dhënat te Regjistrit Amsterdam dhe deklarime të zyrtarëve të emëruar patjetër që me shumë se “gënjeshtrat” e dorëzuara në QKB do aksesonte. https://opencorporates.al/sq/nuis/l72031013b Lista drejtor të kompanisë holandeze që zotëron është pjesë e pasaportës në link”, shprehet ajo.
Në lidhje më këtë aferë korruptive, CNA ka publikuar dokumentet zyrtare nga Dhoma e Tregtisë në Holandë, ku tregohet gjithë skema për këtë aferë korruptive.
CNA u ka theksuar edhe mediave të inceneratorëve se dokumentet janë online në lidhje me këtë aferë dhe vetëm me pak hulumtim është zbuluar edhe e vërteta e madhe e aferën korruptive, nëpërmjet së cilës u janë marrë miliona euro shqiptarëve të varfër. /CNA