6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

Pse nuk e miratoi qeveria Rivlerësimin?

Irena Beqiraj

Rivlerësimi eshte një formë amnistie, edhe qeveritë e ofrojnë atë sidomos kur arka e qeverisë ka nevojë për para!

Bilanci fiskal i qeverisë tregon se nëntëmujori u mbyll me një sufiçit prej gati 700 milionë eurosh, ku te ardhurat publike ishin 5 miliardë e 284 milionë euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme të buxhetit ishin 4 miliardë e 590 milionë euro.

Qeveria nuk nuk ka nevojë për para, pasi nuk ka qenë ne gjendje të shpenzojë sipas planifikimit ato që ka mbledhur.

Ndërkohë që sipas të dhënave, zëri që nuk ka ecur sipas parashikimeve janë investimet . Deri në shtator qeveria ka realizuar vetëm 31 për qind të investimeve vjetore të parashikuara, çka do të thotë se në tre muajt e mbetur të vitit qeveria duhet “te luftoje” për të realizuar 70 për qindeshin e mbetur.

Ministri i Financave ka nxjerrë si justifikim përditesimin e cmimeve të referencës, i cili që prej Majit kur është propozuar kjo ide deri sot mund te kishte përfunduar.

Kush ka punuar ne MF ja kupton sikletin ministrit . Ai nuk mund te dal e të që thotë “Shiko, ka çështje serioze strukturore që kane ndikuar në mënyrën se si qeveria përdor taksat që ka mbledhur, dhe fatkeqësisht, derisa këto probleme nuk janë rregulluar, asgjë nuk do të zgjidhet duke sjellë më shumë para ne arkën e shtetit përkundrazi mund të përkeqesohet.Në kete rast cdo lek taksë e mbledhur shtesë do “te fleje” në llogaritë e qeverisë.

Edhe në menaxhimin financiar ka një parim, një drejtues që “Fle” mbi para, pra që nuk është në gjendje të selektojë , argumentojë edhe të ekzekutojë projektet e përzgjedhura duhet shkarkuar”

Ups! Ministri qe menaxhon pjesën më të madhe të investimeve te parealizuara duhet shkarkuar ? Ministrit të financave nuk mund t’ ja thote goja ketë!

E vetmja mundësi për të ndodhur rivlerësimi mbeten arsyet elektorale , pra përdorimi I rivleresimit si mundesi “për të blerë” me ligj vota !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *