11 Shkurt, 2025
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Punimet e koncesionarit/ Bllokohet sërish për 3 ditë rruga e Arbrit

ARRSH bën me dije se në vijim te punës për përfundimin e të gjitha punimeve të Asfaltit ne Rrugën e Arbrit, Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë të gjithe qytetarët për bllokimin e përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.

Sipas njoftimit mbyllja është planifikuar në ditët dhe orët e mëposhtme:

– Datë 20, 22, 23 Prill ( e Shtunë, e Hënë dhe e Marte)

– Orari: Nga ora 8:00 deri ne 18:00

Rrugët Alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë:

1- Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6)

2- Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të con te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *