5 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Qeveria: Tërmetet në Shqipëri rrezikojnë 18 mld dollarë pasuri

Qeveria argumenton se qëllimi ligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave është mbulimi humbjeve financiare të familjeve që shkaktohen nga ngjarjet e tërmetit.

“Shqipëria është një vend i prirur dhe ekspozuar  ndaj fatkeqësive natyrore. Katër rreziqet kryesore që prekin vendin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut. Raporti i Rrezikut Botëror 2021, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 181 vende, bazuar në  kapacitetet përballuese,  e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe  në vend të 61,  në rang botëror.

Rreth 17.6 miliardë dollarë të aseteve tregtare, industriale dhe bujqësore të vendit janë në rrezik nga përmbytjet dhe tërmetet. Humbjet e mundshme në Shqipëri nga një fatkeqësi natyrore me një periudhë kthimi 250-vjeçare vlerësohen në 2.08 miliardë euro për tërmetet dhe 1.18 miliardë euro për përmbytjet (Banka Botërore, 2014),” shkruhet në njoftimin e publikuar.

Gjithashtu në njoftim theksohet se drafti i hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore, MFE-së dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bazohet në  përvojat e suksesshme të vendeve të tjera (p.sh., Turqia, Rumania, Filipinet) ku programe të ngjashme të sigurimit të rrezikut nga fatkeqësitë , mund t’i lejojë një vendi të zvogëlojë ndikimin financiar, fiskal dhe ekonomik të fatkeqësive natyrore dhe se pas përvojës në vende të tjera , mbulimi efektiv i sigurimit pritet të rritet gradualisht në vite,  pas miratimit të ligjit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *