Viti i kaluar ka rezultuar i artë për bankat shqiptare. Raiffeisen Bank International (RBI) tha të mërkurën se fitimi i saj pas tatimit nga operacionet në Shqipëri u rrit në 60 milionë euro (65 milionë dollarë) në vitin 2023, nga një fitim prej 32 milionë euro vitin e kaluar.
Të ardhurat neto nga interesi u rritën 59% nga viti në vit në 114 milionë euro, ndërsa të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën 5.5% në 20 milionë euro, tha RBI në një raport financiar të ndërmjetëm.
Të ardhurat operative u rritën 42.3% në vit në 131 milionë euro në 2023.
Raiffeisen Bank Albania ishte huadhënësi i tretë më i madh për sa i përket aktiveve midis 11 bankave shqiptare në tremujorin e tretë, sipas Shoqatës së Bankave Shqiptare.