6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Raiffeisen fitoi 64 milionë euro neto në Shqipëri për 9 muaj

Raiffeisen Bank International njoftoi se fitimi i saj pas taksave nga operacionet në Shqipëri u rrit në 64 milionë në fund të shtatorit duke u rritur me 26.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Të dhënat janë bërë publike në prezantimin e rezultateve financiare të grupit Raiffeisen International në Vjenë.

Sipas të dhënave, Raiffeisen Bank Albania regjistroi një fitim neto prej 21 milionë eurosh në tremujorin e parë, 22 milionë euro në tremujorin e dytë dhe 20 milionë euro të tjera në tremujorin e tretë të vitit.

Vitin e kaluar për periiudhën Janar Shtator, Raiffeisen regjistroi një fitim neto pas taksave prej 50 milionë euro.

Në rang global, Raiifeisen njoftoi se për nëntëmujorin e këtij viti ka shëniuar një fitim neto prej 2.25 miliardë eurosh, nga 2.27 miliardë që ishte shifra për të njëjtën peirudhë të vitit të kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *