14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Rama paralajmëron sërish aksion kundër informalitetit: Bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve po bëjnë krim

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ato biznese të cilët operojnë në informalitet do të ndëshkohen pasi do të ngrihet një task-forcë investiguese për ta. Sipas kryeministrit bizneset të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve do të goditen.

“Këtu ne do ndërhyjmë shumë fort. Unë nuk dua të bëj as kërcenim se nuk është kërcenim, as paralajmërime por do t’i them të gjithë biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime: nuk ka sot, nuk ekziston, e dimë shumë mirë, është fakt, nuk ekziston sot punonjës ndërtimi me 400 euro në muaj, me 500 euro në muaj, me 600 euro në muaj, me 700 euro në muaj. Nuk ekziston! Dhe na i regjistrojë atje të gjithë me pagë minimale.”

Kyeministri theksoi se do të konsiderohet krim për të githë bizneset që do të veprojnë në informalitet.

“Ky është krim! Dhe nëse deri sot ne këtë e kemi trajtuar si informalitet dhe faktikisht një nga gjërat e mira që kanë ndodhur, është që nga viti 2013 i kockës së kofshës së gjysmë gjelit kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë, pra nuk është pak, por prapë është kaq e pamjaftueshme sa ç‘është e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat jo reale. Ato paga jo reale janë krim. Krim ndaj çdo pensionisti që sot me të drejtë thotë: “po mirë vajti si vajti kjo punë po atë gjysma gjelin mos na e lini ta kujtojmë më dhe mos na bëni që thjeshtë të themi o sa mirë kaluam nga gjysma gjeli kaluam tek ai 5 mijë lekëshi i ri i fund vitit. Bëje cik më shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *