27 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin më cilësor në Shqipëri

Kompania finlandeze Omnitel ka shpallur One Albania si kompaninë me rrjetin më të mirë në Shqipëri për thirrjet zanore, data dhe përdorimin e aplikacioneve. Raporti thotë se One ka rrjetin më të madh dhe më modern në Shqipëri, me stacione mbulimi në të gjithë vendin duke qenë e gatshme për 5G.

Omnitele është një kompani finlandeze e njohur ndërkombëtarisht për ekspertizën e gjerë në krahasimin e rrjeteve celulare dhe matjet në terren, në raportin e saj të fundit ajo ka bërë publike rezultatet për Shqipërinë, në muajin shkurt 2024.

Vlerësimi është kryer në rajone të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë Tiranën, 6 qytete të mesme dhe 4 të vogla për nga numri i popullsisë. Ai është fokusuar në matjen e tre komponentëve: përvojën gjatë thirrjeve zanore, përvojën me shërbimet e të dhënave dhe përvojën me aplikacionet.

ONE Albania rezultoi si rrjeti celular me performancën më të mirë, duke arritur rezultatet më të larta në të tre komponentët, ku vlen për t’u theksuar se është arritur shpejtësia mesatare më e lartë prej 143 Mbps në doënlink si dhe aksesi më i shpejtë për lundrimin në internet, prej mesatarisht 1.9s.
Superioriteti i rrjetit, testuar nga Omnitele sigurisht është pohim i transparencës dhe integritetit të kompanisë ndaj klientëve.

“Rezultatet mbresëlënëse të arritura në matjet e fundit krahasuese, nga Omnitele, për performancën e rrjetit, janë një dëshmi e fortë që në saje të investimeve të pandërprera për shtimin e kapaciteteve në rrjet, strategjisë për të krijuar kushte sa më të mira për eksperiencën e përdoruesve si dhe punës e përkushtimit të skuadrave tona, mund të arrijmë të konkurrojmë dhe renditemi në nivelet më të larta të cilësisë së shërbimit, të ofruar nga rrjeti celular. Kontributi ynë, si operatori lider i tregut të telekomunikacionit në Shqipëri, jep garanci dhe siguron besim të plotë që përdoruesit e rrjetit One Albania do të mirëpresin dhe kalojnë një sezon të ri turistik të suksesshëm” – tha Ilir Duka, Drejtori i Grupit të Teknologjisë, në One Albania.

Sipas tij, kombinimi i aseteve të trashëguar nga bashkimi i dy operatorëve të mëparshëm dhe investimet e vazhdueshme gjatë vitit 2023 çuan në shtimin e kapaciteteve dhe burimeve të rrjetit dhe në këto rezultate për kompaninë.

Gjithashtu, sipas raportit, kompania ka rrjetin me shtrirjen më të gjerë të linjës fikse në vend, me rreth 6000 km fibër optike (rrjet kryesor dhe ndërqytetas) dhe ofron lidhje me shpejtësi të lartë, deri në 1 Gbit/s përmes rrjetit fibër në shtëpi, infrastrukturë kjo që e bën kompaninë një lider mbarëkombëtar të 4 produkteve (4P – rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet) në treg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *