21 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Ringjallja e Bitcoin/ Rregullatori amerikan miraton vendimin historik për listimin e fondeve që tregtojnë Bitcoin në bursa

Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA (SEC) miratoi të mërkurën listimin në bursë të fondeve të para të ashtuajtura “exchange-traded funds” (ETF), të cilat tregtojnë edhe kriptovaluta

Lëvizja e shumëpritur u hapi rrugën 11 fondeve ETF për t’u listuar në bursat kryesore të SHBA-së, duke përfshirë Bursën e Nju Jorkut.

Rregullatorët e bënë të qartë se vendimi nuk duhet përkthyer si miratim për bitcoin.

Një fond ETF u ofron investitorëve një mënyrë për të investuar në bitcoin pa patur nevojë që këta të fundit të blejnë drejtëpërdrejtë kriptomonedhën.

Çfarë do të thotë vendimi i SEC?
SEC miratoi aplikacionet, duke përfshirë BlackRock, Ark Investments, 21Shares, Fidelity, Invesco dhe VanEck, ndër të tjera. Disa prej tyre janë vendosur të fillojnë tregtimin që të enjten.

Analistët e Standard Chartered sugjeruan se fondet mund të tërheqin midis 50 miliardë dhe 100 miliardë dollarë investime vetëm këtë vit. Kjo, sipas tyre, mund të çojë çmimet e bitcoin deri në 100,000 dollarë.

SEC sugjeroi se mbetet thellësisht skeptik në lidhje me kriptovalutat, pavarësisht miratimit të ETF-ve. Për një dekadë, SEC i kishte rezistuar kësaj lëvizjeje, për shkak të frikës se fondet mund të manipuloheshin lehtësisht.

Rruga që çoi në ETF
Vitin e kaluar, një gjykatë federale e apelit në Uashington deklaroi se SEC nuk ishte e justifikuar në refuzimin e miratimit të menaxherit të aseteve Grayscale për ETF-në e saj bitcoin.

Që atëherë, drita jeshile rregullatore është pritur shumë. Çmimi i bitcoin është rritur me rreth 70% që nga tetori.

“Ashtu si shumë nga investitorët e ardhshëm të Grayscale, ne besuam se bitcoin mund të ndryshonte botën dhe ne ishim dhe mbeteshim të ngazëllyer nga perspektiva e demokratizimit të aksesit në këtë aset përmes një mjeti investimi të rregulluar nga SHBA,” tha CEO i Grayscale, Michael Sonnenshein pas miratimit të EFT-ve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *