15 Shtator, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Rrena 6 vjeçare me mbetjet në Elbasan

Ylli Manjani

Kam disa pyetje.

Këto mbetjet që digjen tek vendgrumbullimi i Elbasanit a ishin të kapsuluara që para 6 vjetësh?!

Si iu vu flaka? U gërmua dheu dhe u ndezën? Askush s’e pa këtë gjë? Si iu vu flaka mbetjeve të kompostuara?

Apo s’ishin kapsuluar fare dhe na kanë gënjyer tash 6 vite?! Deklaratën “u zgjidhën mbetjet në Elbasan”, e kemi dëgjuar në çdo deklaratë zyrtare.

Si u zgjidhën?!

Në qoftë rrenë 6 vjeçare kapsulimi i mbetjeve, se djegia e mbetjeve në inceneratore dimë që është rrenë, për hir të transparencës i lumtë shkrepsja pra atij që e ka bërë.

Përgjegjësia individuale është, por në këtë rast publiku mëson mbi rrenat e qeverisë me lekët e punët publike.

Shkrepsja është edhe mjet që i shërben nganjëherë interesit publik.

***

Pyes thjesht për interes qytetar, jo patridiotik.

Patridiotët kënaqen në tymin e plehrave dhe me rrenat e kryepatridiotit që vetëm rren sa ka kokën.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *