Sa here flasim për ekonominë, i referohemi Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) edhe rritjes se tij të quajtur ndryshe rritja ekonomike. Që në emër përcaktohet se PBB-ja mat vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve që prodhohen brenda një ekonomie gjatë një viti. Për këtë qëllim, PBB-ja është jashtëzakonisht e dobishme. Por të masësh suksesin e politikave me anë të rritjes së PBB-se është afer marrëzisë .
Ka shumë matsa të tjere të suksesit si niveli i varferisë , barazia, jetegjatësia , kompleksiteti ekonomik te cilat nuk synohen, jo ne buxhetet vjetore por as në buxhetet afatmesme.
Jo pa qëllim PBB-së i është caktuar niveli më i lartë i rëndësisë në narrativën politiko- ekonomike. Kjo ka ndodhur për dy arsye : e para për shkak se është e lehtë për t’u kuptuar dhe komunikuar; edhe e dyta fakti që ka tendencë të rritet e bën atë matsin më të preferuar të qeverive pasi rritja i bën ato të duken te sukseshme .
Por më shumë se rritja e PBB kanë rëndësi shkaktarët e rritjes. Përshembull PBB -ja do të rritet nëse ju paguani për të hapur një gropë dhe për ta mbushur përsëri, edhe pse asgjë nuk ka ndryshuar. Një i sëmurë që vizitohet tek mjeku rrit PBB-në. Kur shpenzoni gjithë ditën në plazh, nëse nuk konsumoni një akullore nuk e rrisni PBB-ne.
Ndërsa orët e harxhuara ne plazh ulin stresin rrisin mirëqenien, edhe jetgjatësinë, ato nuk ka vlerë në këndvështrimin e PBB-së. Pra jo cdo gjë qe ka vlerë matet nga rritja e PBB-së edhe jo cdo gjë që përfshihet tek rritja ka vlerë.
Në këtë kontekst relacioni i buxhetit 2024, është i mbushur me informacione të parëndësishme; i përgjigjet rregullave pa kuptim të vetë-imponuara; është plot me parashikime ekonomike që më vonë do të rezultojnë të gabuara; pasqyron alokime të padobishme fondesh te cilat do të rialokohen 100 herë të tjera gjatë vitit, për shkak të paftesisë implementuese.
Por si gjithmonë edhe ky buxhet nuk zhgenjeu me retoriken e pastër ” Buxheti që con përpara ambicjen e qeverisë,” e cila mesa duket është të rrisë ekonominë me 3.9 % duke paguar për hapjen edhe mbylljen e një grope, pa prurë asnjë ndyshim në mirëqënien tonë.