Skerdi Drenova është larguar nga posti i drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Lajmin e ka bërë publik ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në facebook duke njoftuar se Drenova emërohet drejtor i shoqërisë Albgaz.
Skerdi Drenova u emërua në krye të OST në vitin 2019. Prej më shumë se 5 vitesh ai ka mbajtur postin e administratorit në një nga tre kompanitë kycce të sektorit energjetik të Shqipërisë. Nuk dihet se pse Balluku ka vendosur të largojë nga OST, Drenovën, por duhet thënë se karriera e tij në sektorin publik nisi në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, një agjenci nën varësinë e Erjon Veliajt.
Ndërkohë në krye të OST është emëruar Elisian Bici. Një emër i panjohur për publikun, Bici rezulton me profesion inxhinier elektrik. Deri më tani ai ka qenë pjesë e strukturave të OSHEE, ndërkohë që katapultohet në krye të OST-së.