15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SalamAir lajmëron fluturimet direkte Tiranë-Oman

Kompania low cot SalamAir njoftoi se do t’i shtojë portofolit të udhëtimeve verore kryeqytetin shqiptar, Tiranën, si destinacion duke filluar nga data 17 qershor 2024.

Kjo linjë do të operohet dy herë në javë nga Muscat, Oman në Tiranë, Shqipëri. Linja do t’u ofrojë pasagjerëve më shumë mundësi për pushimet e tyre verore.

E hëna dhe e enjtja janë ditët e planifikuara të nisjes për fluturimin drejt Tiranës, duke e bërë atë një opsion të përshtatshëm si për udhëtarët e kohës së lirë ashtu edhe për ata të biznesit.

“Tirana është e njohur për rrugët e saj të gjalla dhe vendet historike deri te malet dhe plazhet piktoreske. SalamAir mirëpret lidhjen e re mes Muskatit dhe Tiranës, duke bashkuar dy qytete të pasura me kulturë dhe histori. “Kjo rrugë jo vetëm që përmirëson përzgjedhjen tonë të destinacionit veror me shtimin e Baku, Almaty dhe destinacione të tjera, por gjithashtu u ofron klientëve tanë një shans unik për të përjetuar bukuritë e Shqipërisë,” tha kapiteni Ahmed Al-Shidhani CEO i SalamAir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *