U përfol për një rikthim të mundshëm në OpenAI, por Sam Altman do të drejtojë një laborator të ri kërkimor të inteligjencës artificiale të Microsoft. Lajmi vjen nga vetë Satya Nadella, CEO i Microsoft, i cili njoftoi rolin e ri në një postim në Tëitter, ashtu si OpenAI njoftoi se CEO i ri do të jetë Emmet Shear:
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë me OpenAI dhe kemi besim në udhërrëfyesin e produkteve tona, në aftësinë tonë për të vazhduar të realizojmë gjithçka që njoftuam në konferencën “Microsoft Ignite” dhe të vazhdojmë të mbështesim klientët dhe partnerët tanë,” shkroi CEO i Microsoft.
Me tej Nadella nënvizoi se Microsoft mezi pret të punojë me Emmett Shear dhe ekipin e ri drejtues të Open AI-t.
“Ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer për të ndarë lajmin se Sam Altman dhe Greg Brockman, së bashku me kolegët, do t’i bashkohen Microsoft-it për të udhëhequr një ekip të ri të avancuar të kërkimit të inteligjencës artificiale. Ne mezi presim të veprojmë shpejt për t’u siguruar atyre burimet e nevojshme për suksesin e tyre”, vijoi CEO i Microsoft. Këtij tëeet-i iu përgjigj vetë Altman , duke e ripostuar dhe duke shkruar: “Misioni vazhdon”, për të bërë të qartë se puna e tij në Inteligjencën Artificiale sigurisht nuk ka përfunduar.
CEO i shkarkuar të premten në mbrëmje nga OpenAI, në një lëvizje që tronditi botën teknologjike, ka gjetur menjëherë një punë të re. Dhe ai do të drejtojë një ekip të ri brenda Microsoft, një kompani që muajt e fundit ka qenë shumë afër OpenAI.
Në fakt, gjatë menaxhimit të Altman, marrëdhëniet midis kompanisë së San Franciskos dhe Microsoft u bënë gjithnjë e më të ngushta, aq sa gjigandi Readmond investoi rreth 14 miliardë dollarë në ish-start-up. Dhe vetëm pasi bordi i OpenAI vendosi të torpezonte Altman, Nadella tregoi gjithë shqetësimin e tij, duke punuar personalisht për të frenuar përçarjen.