20 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Tirana Bank aplikon për të hapur bankë në Kosovë

Tirana Bank, banka e zotëruar nga grupi Balfin, ka nisur procedurat për t’u zgjeruar në Kosovë. Oligarkia.al ka mësuar se pak javë më parë, Banka e Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Tirana Bank për hapje dege të re në Kosovë.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se aplikimi për liçencë ka mbërritur në Bankën Qëndrore të Kosovës dhe është në fazë shqyrtimi.

Aktualisht në Kosovë është prezente vetëm një bankë me kapital shqiptar, që është banka Credins. Ndërkohë janë të pranishme gjithashtu dhe BKT me Procredit. Në rast miratimi të liçencës nga Banka Qendrore e Kosovës, Tirana Bank bëhet kështu banka e dytë me kapital tërësisht shqiptar, që zgjerohet në Kosovë.

Në fund të vitit të kaluar, totali i aktiveve të Tirana Bank arriti në 114 miliardë lekë ose sa 7.6 për qind e totalit të aseteve të sistemit bankar. Kjo e bën Tirana Bank, bankën e 7-të më të madhe në Shqipëri për nga asetet.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht Tirana Bank ka rreth 500 të punësuar dhe numëron rreth 33 degë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa fitimi neto në fund të 2022-shit arriti në 1 miliardë e 50 milionë lekë.

Tirana Bank u bë pjesë e Balfin Group në fund të vitit 2020, kur Samir Mane e bleu atë nga Komercijalna Banka AD Skopje për 2.7 milionë euro. Tentative e Samir Manes për të hyrë në tregun financiar të Kosovës, vjen në një moment kur kryeministri I Kosovës Albin Kurti është në kurs përplasje me ata që etiketohen si oligarkët e Kosovës, një pjesë e të cilëve kanë filluar të zgjerohen në Shqipëri.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *