Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit “Public Square” me një bashkëbisedim me një figurë tejet interesante sikurse është gazetari italian, Roberto Saviano.
Roberto Saviano është shprehur mjaft kritik për protokollin e bashkëpunimit mes dy qeverive për refugjatët dhe mendon se kjo bie ndesh me liritë e të drejtat e njeriut dhe jo vetëm.
Në këtë marrëveshje ai rendit disa probleme, duke nisur nga ato juridiksionale.
“Pra që, juridiksioni italian do të shtrihej në një territor ekstra-europian, thjesht përmes shtrëngimit të duarve mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni. Kjo do të thotë se në atoqendra nuk do zbatohen ligjet shqiptare, por ato italiane. Të tjera problematike paraqet kjo marrëveshje edhe në raport me përzgjedhjen e refugjatëve që do të sillen në shqipëri, kush dhe si ua garanton të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare dhe së fundmi si do të mbrohemi nga organizatat kriminale?”, theksoi gazetari italian.
/ CNA