15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Sejko: Kreditë e MCA dhe Final do të rikthehen në banka

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se kreditë e kompanisë Micro Credit Albania do të kthehen sërish tek bankat, të cilat i kanë shitur ato.

“Kemi pasur dhe kredi performuese. Ka patur një numër të madh kredish performuese. Ato kredi, që janë performuese do të bisedojmë me bankat t’i kthejmë në sistemin banker. Kjo është e pakonfirmuar ende, por do të bisedojmë me bankat dhe besoj se do ta kryejmë. Kurse rastet e tjera të kredive problematike, që janë në ndjekje, do t’i zgjidhim me likujdatorin” deklaroi Sejko në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Pas heqjes së liçencës për MCA dhe Final, Banka e Shqipërisë ka bllokuar llogaritë e këtyre dy subjekteve që të mos tërheqin para. Ndërkohë, pas këtyre hapave si MCA ashtu dhe Final do të çohen në likuidim. .

“Do të komunikojmë me ministrinë e Drejtësisë për të caktuar likuidator për secilën nga dy kompanitë. Sigurisht që i gjithë ky proces do të mbikqyrjet nga Banka e Shqipërisë, pra ne do të jemi aty gjithë kohën. Por e rëndësishme është të theksohet se që nga ky moment nuk do të ketë më qasje përfituese, por do të ketë një qasje ndihmuese ndaj debitorëve,” tha Sejko.

Por Guvernatori ripërsëriti kërkesën e tij ndaj deputetëve që të kalojnë një sërë ndryshimesh ligjore, nga përmbarimi tek tavanet e normave të interesit si dhe Kodin Civil, që këto situata të mos ndodhin më herë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *