6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Sekuestrimi / Shoqëria B.M: Akuzat, të pavërteta! Sulmi është i orkestruar nga konkurrenca

Shoqëria B.M sh.p.k ka reaguar në lidhje me njoftimin e Prokurorisë së Shkodrës ditën e djeshme (sekuestrimin e disa prej pasurive të shtetasit Ago Gjolaj) dhe i cilëson akuzat e saj si “tërësisht të pavërteta që përbëjnë një sulm të orkestruar me qëllime të paligjshme”.

Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., distributor zyrtar i produkteve Birra Bavaria dhe Pija Energjike 8S2, shprehet se këto aludime janë tërësisht “fantazi dhe shpifje, të cilat do të ndiqen institucionalisht”.

“Drejtuesit e shoqërisë kanë zbatuar dhe vijojnë të zbatojnë ligjin me rigorozitetin më të lartë dhe veprimatria e kësaj shoqërie ka qenë dhe vijon të jetë në përputhje të plotë me ligjin.

Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., është taksapagues i rregullt dhe në çdo kohë dhe në çdo rast, ka zbatuar ligjin dhe me krenari është një shoqëri e standardeve Europiane”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Kompania garanton “konsumatorët dhe bashkëpunëtorët se puna dhe veprimtaria e shoqërisë do të vijojë duke siguruar në treg produket tona si gjithmonë, në cilësinë dhe standardin më të lartë”.

“Shoqëria “B.M.” Sh.p.k., si edhe më herët, edhe sot inkurajon institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre mbi baza ligjore me synimin e vetëm zbatimin e ligjit.

Ne jemi të bindur se çdo proces ligjor dhe mediatik ndaj shoqërisë dhe drejtuesve të saj, do të rezultojë në rrëzimin e të gjitha aludimeve dhe ‘akuzave’.

Këto sulme mediatike dhe të gjitha aludimet do te rrëzohen institucionalisht, siç edhe ka ndodhur më parë”, vijon reagimin zyrtar shoqëria B.M. sh.p.k.

Shoqëria shprehet me bindje se sulmet kanë “një prapavijë tregtare dhe me qëllim të posaçëm dëmtimin e imazhit dhe veprimtarisë të shoqërisë, të cilave do tu përgjigjet institucionalisht”.

  1. “Sulmet kanë si qëllim cenimin e imazhit të produkteve Birra Bavaria dhe pijes energjike 8S2, të cilat kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë lider në treg”, thuhet mes të tjerave në reagim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *