6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Serbia merr 288 milionë euro për fermerët e saj nga IPARD III

Teksa fermerët shqiptarë u ndëshkuan me mbylljen e fondeve nga BE si pasojë e korrupsionit të qeverisë, Serbia njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje për të marrë 288 milionë euro në fonde granti sipas programit IPARD III të Bashkimit Evropian.

Programi u lejon fermerëve serbë të paraqesin propozime projektesh në qeveri për të shfrytëzuar fondet dhe për të investuar në blerjen e pajisjeve dhe rregullimin e objekteve në fermat rurale, tha qeveria në një deklaratë për shtyp të martën.

Dy thirrje për propozime janë hapur tashmë sipas programit, tha Delegacioni i BE-së në Serbi në një deklaratë të veçantë.

Emanuele Giaufret, ambasadore e BE-së në Serbi, tha se financimi do t’u mundësojë fermerëve, agro-përpunuesve dhe komuniteteve rurale të adresojnë sfidat, të përmirësojnë konkurrencën e tregut dhe të promovojnë zhvillimin rural, përfshirë në sektorë si turizmi.

“Në kuadër të programit IPARD III, fondet e reja të pakthyeshme që Bashkimi Evropian i akordon Serbisë në sektorin e bujqësisë janë rritur me rreth 65% krahasuar me programin IPARD II dhe një mbështetje e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme si për vendin tonë ashtu edhe për bujqësinë tonë”, tha ministri i bujqësisë i Serbisë, Aleksandar Martinovic.

Së bashku me kontributin e qeverisë së Serbisë dhe pjesëmarrjes së vetë fermerëve, efekti i përgjithshëm i programit IPARD III mund të arrijë në mbi 580 milionë euro, tha Delegacioni i BE-së.

Sipas programit të mëparshëm IPARD II, Serbia ka marrë 175 milionë euro fonde të BE-së për bujqësinë.

Seenews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *