19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Sërish para, kostoja e sistemit të taksave vetëm rritet

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit (AKSH) ka hapur një tender me vlerë rreth 1.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit e-taxation- për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ofertat mund të dorëzohen deri më 11 nëntor 2023.

Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj nga nënshkrimi i saj.

Referuar argumenteve të dhëna në tender, nisur nga hyrja në fuqi e projektligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i cili përcakton mënyra të reja për mbledhjen dhe administrimin e tatimit për marrëdhëniet që lindin në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin e të ardhurave të biznesit, si dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave; udhëzimit për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” është konstatuar nevoja e përmirësimit të Sistemit.

Për këtë arsye, theksohet se operatori ekonomik fitues duhet të realizoje të gjitha kërkesat që rrjedhin nga zbatimi i ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, por edhe rishikimin e ndërveprimeve me sisteme/regjistra të tjerë elektronik dhe jo vetëm, kur kërkohen nga ndryshimi i legjislacionit në fuqi.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *