19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Shërbimet dixhitale/ Kadastra dhe siguria e të dhënave trembin biznesin

Kadastra është shndërruar në institucionin shtetëror më problematik, jo vetëm për qytetarët por edhe për biznesin.

Një anketë e Këshillit të Investimeve për cilësinë e shërbimeve publike dixhitale klasifikon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si institucioni ku bizneset hasin më shumë vështirësi në përfitimin e shërbimeve online brenda platformës e-Albania.

Nga muaji korrik, sportelet fizike që funksiononin për dhënie informacioni në kadastër u mbyllën, duke kaluar çdo gjë online. Paralelisht me sistemin e ri të ofrimit të shërbimeve u ndryshua dhe sistemi i trajtimit të aplikimeve duke i shpërndarë ato nëpër të gjithë Shqipërinë. Kjo e paralizoi totalisht Agjencinë Shtetërore të Kadastrës duke lënë pa përgjigje mijëra aplikime të qytetarëve.

Problem siguria e të dhënave

Në anketë thuhet se biznesi është i gatshëm të përdorë pagesat online për përftimin e shërbimeve elektronike, por problematike mbetet çështja e sigurisë së të dhënave.

Pavarësisht se mbështetet ofrimi i shërbimeve online, biznesi kërkon rihapje edhe të pikave fizike për përftimin e shërbimeve për arsye të pamundësisë së përdorimit të platformave online apo edhe mungesës së mbështetjes institucionale.

Nga ana tjetër, pak ditë më parë u zhvillua një takim mes kryeministrit dhe përfaqësuesve të shoqatave të biznesit për derregullimin ku u njoftua nisja e një procesi diskutimi me sipërmarrjen për lehtësimin e shërbimeve ndaj saj. Në fokus të këtij procesi u theksua se do të jetë identifikimi i problemeve që has sipërmarrja shqiptare, me qëllim që më pas të bëhen dhe ndërhyrjet e nevojshme ligjore për eleminimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *