13 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SHKRESA: Skaneri në burgun e Peqinit nuk punon, kamerat kanë probleme

SYRI TV zbardh shkresën e dërguar nga drejtori i komanduar i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve më 30 nëntor të këtij viti, ku thekson se skaneri në burg nuk punon.

“Skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionon që nga data 21.10.2023,” thuhet në shkresë.

Më tej thuhet se edhe kamerat kanë probleme.

“Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë ka probleme me teknologjinë, në regjim të brendshëm ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivitete të ndryshme me të burgosurit si klasa, palestra, dhoma takimesh me familjarë/virtuale online, takime me avokatët, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pa monitoruara nga kamerat e sigurisë.

Në të dyja godinat, sektorët mbulohen vetëm me një kamera, por duke pasur parasysh faktin se sektorët kanë një gjatësi të konsiderueshme, e bën të pamundur mbulimin vetëm nga një kamera,” thuhet në shkresë.

Ndërkohë atje listohen edhe shumë probleme të tjera.

Këto të gjitha janë problematika të një burgu të sigurisë së lartë, ku vetëm përpara pak ditësh, një i burgosur u ekzekutua në mënyrë mafioze, të ngjashme me republikat e drogës në Amerikën Latine.

Pak ditë më parë Kapitali.al publikoi dokumentat që faktojnë se taksapaguesit shqiptarë paguajnë mbi 300 mijë euro në muaj për mirëmbajtjen e kamerave dhe skanerave të sigurisë nëpër burgje për dy kontrata të përfituara nga një kompani private të quajtur Albascan. Shkresa e drejtorit të policisë të burgut Peqin shton edhe më shumë dyshimet mbi efficencën e këtyre kontratave.

Syri.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *