24 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Shpërthen skandali/ Gjermania ka fshehur borxhin publik njësoj si Greqia

Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur Christian Lindner, ministri gjerman i financave, paralajmëroi gjatë Këshillit Ecofin në Luksemburg: “Nëse duam të mbajmë euron dhe tregun e përbashkët të qëndrueshëm, nëse duam të mbetemi konkurrues, ne kemi nevojë për rregulla fiskale që stabilizojnë financat publike.” Por në atë kohë askush nuk e dinte se Gjermania po fshihte borxhin publik, njësoj si Greqia dikur.

Skandali shpërtheu tani. Gjykata Gjermane e Auditimit (Bundesrechnungshof), akuzoi qeveribë e Olaf Scholz se ka fshehur kushtet reale financiare të vendit duke transferuar angazhime financiare shumëvjeçare në mjete të veçanta financiare (Sondervermoegen), pra brenda kompanive të krijuara me qëllimin e saktë të fshehjes së borxhit midis një game të gjerë investitorësh.

Një lëvizje në kontrast total me rregullat evropiane, pretendon Bundesrechnungshof, e cila thotë se këto fonde duhet të llogariten në financat publike dhe se, për momentin, ato po grumbullojnë shumën masive prej 869 miliardë eurosh.

Me kalimin e kohës, në fakt, qeveria e udhëhequr nga Scholz ka tërhequr gjithnjë e më shumë fonde jashtë buxhetit federal, duke përfshirë një fond të posaçëm për të forcuar Forcat e Armatosura (Bundesëehr) me 100 miliardë euro, 60 miliardë të tjera për të arritur objektivat klimatike si dhe 200 miliardë për rikonvertimin e energjisë.

Vetë fondi për fuqizimin e ushtrisë është në qendër të stuhisë. I krijuar vitin e kaluar për t’u marrë me emergjencën në Ukrainë dhe për të arritur objektivin e NATO-s për të shpenzuar të paktën 2% të prodhimit kombëtar për mbrojtjen duke filluar nga viti 2024, fondi prej 100 miliardë eurosh dhe duhet të ndahet vetëm për blerjen e armatimeve dhe pajisjeve luftarale.

Por duket se nuk ka shkuar kështu, duke qenë se Bundesrechnungshof kundërshton planin e qeverisë për të zgjeruar përdorimin e synuar, duke e përcaktuar masën si “shkelje të ligjit” dhe, për rrjedhojë, “të papranueshme”.

Zëdhënësi i BE-së: “Ndalohet përdorimi i fondeve speciale për të ulur deficitet”
Një lëvizje, ajo e Berlinit, e cila nuk kaloi pa u vënë re në Bruksel. Në vazhdën e asaj që është specifikuar tashmë nga Gjykata Gjermane e Audituesve, një zëdhënës i Komisionit Evropian nënvizoi për Adnkronos se vendet anëtare të BE-së nuk lejohen të përjashtojnë “ndonjë shpenzim të veçantë” nga deficiti publik duke përdorur “fondet speciale”.

“Është një koncept statistikor – vazhdoi ai – i llogaritur nga autoritetet statistikore kombëtare dhe evropiane, në përputhje me një metodologji të rënë dakord nga të gjithë, e njohur si ESA 2010 – vazhdon ai – në përputhje me këtë metodologji dhe për qëllimet tona. Nuk është e mundur që asnjë shtet anëtar të përjashtojë ndonjë shpenzim të veçantë nga deficiti duke përdorur metoda ad hoc, për shembull nëpërmjet përdorimit të fondeve të veçanta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *