Që një produkt tradicional shqiptar të certifikohet duhet të kalojë nëpër disa faza dhe procese, për të cilat mund të duhen edhe vite. Por, pajisja me këtë certifikatë është element sigurie, autenticiteti dhe shërben për të mbajtur traditën gjallë.
Armand Kikino, ekspert i ushqimit dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Vlerësimit solli në vemendje elementët që duhet të përmbushen, teksa tha se interesi nga qytetarët dhe komunitetet është i lartë.
Nga studio e emisionit “Box to Box” Kikino tha se aktualisht në proces vlerësimi janë edhe 40 produkte të tjera.
Certifikimi ka nisur rreth e 1 vit më parë dhe aktualisht janë 4 produkte të cilat janë me siglën STG që nënkupton “specialitet tradicional i garantuar”, konkretisht Djathi “Mishavina e Bjeshkëve të Kelmendit”, Mjalti i Bedunicës, Përmet Djathi i zier, Hot, Malësi e Madhe dhe djathi i dhisë, nga bjeshkët e Rrunjës, Dibër.
Pajisja më ketë certfikatë shërben jo vetëm si garanci për konsumatorët por edhe si pasaportë për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.