27 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Shqiptarët tërhoqën 334 miliardë lekë kesh nga ATM-të e bankave vitin e kaluar

Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë tërhequr më shumë para se një vit më parë në pikat e ATM-ve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifrat flasin kështu për rreth 334 mld lekë të tërhequra cash, nga rreth 280 mld lekë që u tërhoqën në vitin 2022. Pra u tërhoqën 19% më shumë para ose në vlerë absolute 54 mld lekë më shumë.

Përsa i përket numrit të transaksioneve, të dhënat tregojnë se brenda vitit janë kryer në total 444 mld lekë transaksione ose 21.9% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Por rritja e transaksioneve është më e ulët se ajo e vlerës së tërhequr, kjo do të thotë që gjatë vitit 2023 vlera mesatare e tërhequr në një transaksion nëpër pikat ATM në vendin tonë ka qenë 15,800 lekë .

Nga ana tjetër, edhe depozitimet janë paraqitur me rritje si në numër ashtu edhe në vlerë. Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë kryer 34% më shumë depozitime vlera e të cilave arrin në 769 milionë lekë. Po ashtu në nisje të vitit 2024, ka patur një numër të konsiderueshëm të transaksioneve të kryera me karta në bankomat.

Në janar të këtij viti u kryen gjithsej 1.6 milionë tërheqje me vlerë totale 2.7 mld lekë dhe 73,865 depozitime me vlerë totale 36 milionë lekë. Ndërsa, përsa i përket tërheqjeve dhe pagesave nëpërmjet terminaleve POS, themi se në vitin 2023 u kryen 35% më shumë pagesa dhe 44% më shumë tërheqje se në vitin 2022.

Theksojmë se në të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë për tërheqjet nëpër pikat ATM nuk klasifikohen vetëm kartat e lëshuara nga bankat që operojnë në vendin tonë, por edhe nga të huajt apo emigrantët të cilët tërheqin cash me karta nga bankat e huaja.

Scan Tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *