Pas përpjekjeve të mëdha të shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha forcave të angazhuara në terren, është bërë e mundur vënia nën kontroll e vatrës së riaktivizuar të zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje.
Situata mbetet në monitorim.
Qendra tregtare në Lushnje u përfshi nga flakët pasditen e Krishtlindjeve. Situata u bë e vështirë për shkak se katet e sipërme të godinës janë shtëpi banimi.
Fillimisht, flakët janë vënë re në katin e tretë të godinës dhe u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e policisë dhe forcave zjarrfikëse.
Dhjetra qytetarë në objektin e përfshirë nga flakët kanë nxituar të dalin, ndërsa të tjerë mbetën të izoluar në banesa.
Pas ndërhyrjes së policisë, forcave Shqiponja e veçanërisht të forcave speciale RENEA, është bërë i mundur kontrolli derë më derë i banorëve, e fatmirësisht gjetja dhe evakuimi i 39 qytetarëve të asfiksuar, jashtë rrezikut për jetën.
Voxnews