14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SPAK arreston Mariglen Qaton dhe Redi Mollën

Prokuroria e Posaçme ka mësyrë sërish në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se janë arrestuar disa zyrtarë. 

SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste, përfshirë Mariglen Qato dhe Redi Mollën. Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

Arrestimet vijnë në kuadër të dosjen 5D, për të cilën opozita ka bërë disa denoncime.

Sipas të dhënave, SPAK-u ka kryer hetime intensive duke e zgjeruar një kallëzim të kryer nga Belind Këlliçi në një dosje voluminoze ku përfshihen disa drejtorë kryesorë, të cilët kanë qarkulluar në disa prej drejtorive kryesore të Bashkisë Tiranë.

Bëhet fjalë për të dhëna, të cilat shkojnë te subjektet dhe personat e përfshirë në dosjen e famshme “5D”.

Ka qenë politikani Belind Këlliçi, i cili gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit denoncoi drejtorët që merrnin miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës.

Belind Këlliçi ka denoncuar korrupsionin galopant në Bashkinë e Tiranës, ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë dhe njerëzit më të afërt të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj. Konkretisht, bëhet fjalë për drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato.

Mariglen Qato dhe familjarë të tij kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për 29 procedura prokurimi me vlerë 25 milionë euro, që janë përfituar indirekt nga drejtori dhe krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj.  “Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro“, u shpreh Këlliçi më 26 Prill 2023.

Ajo ka për pronar Muhamet Petritin, vjehrrin e shtetasit Alfred Qato. Ky i fundit rezulton se është vëllai i drejtorit të Inspektoriatit të Territorit, Mariglen Qato, drejtori i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës, disa drejtorë në

Si u ndërtua kompania?

Në rend kronologjik gjithçka fillon me rrotacionin dhe marrjen nga socialistët të drejtimit të Bashkisë Tiranë, pra në 2015-ën, ku rezulton të jetë kryer në funksionet drejtuese të ndërmarrjeve apo shoqërive aksionere në varësi apo pronësi të Bashkisë Tiranë, të gjithë këtyre drejtorëve që janë njerëz dhe bashkëpunëtorë të pushtetit.

Njëri prej personave që mori funksione drejtuese, është edhe zoti Mariglen Qato, i cili sipas të dhënave të bëra publike u emërua drejtor drejtorie në DPN2, e më pas si Drejtor Departamenti pranë Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, 2016-2018, ndërkohë që prej shtatorit të vitit 2018 drejton dhe është Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë.

SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës, disa drejtorë në

Qato konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë. IKMT e Bashkisë Tiranë ka qenë një nga institucionet kryesore në shërbim të aferës së inceneratorëve dhe kompanisë së landfillit të Tiranës, ku nga ky bashkëpunim, përfshi edhe disa institucione të tjera, kompania ka siguruar të ardhura që shkojnë mbi 60 milionë euro, kjo si pjesë e një marrëveshjeje të firmosur mes disa strukturave të bashkisë dhe kompanisë.

Pasi socialistët morën detyrën dhe filluan të ushtronin funksionet publike vendimmarrëse sa më sipër, rezulton se në treg lindi një kompani e re që sot njihet dhe figuron e regjistruar në regjistrin tregtar me emrin “5D KONSTRUKSION” sh.p.k. Tiranë, themeluar fillimisht në datën 21.01.2016.

SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës, disa drejtorë në

/Pamfleti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *