5 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

SPAK kërkon 4 vjet burg për sekretaren e Manastirliut

Për ish- numrin dy të ministrisë së shëndetësisë Joana Duro, prokuroria e posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv. Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *